Skënderbeu fitoi sot 2-1 me Kastriotin për javën e 14-të të Superligës. Ndeshja foli për vendasit, që kaluan dy herë në avantazh. Dueli prodhoi disa herë tension në fushë, me lojtarët dhe tifozët që ishin protagonistë.
Fërshëllima e Shahinit për fundin e ndeshjes tregoi edhe gjithë pakënaqësinë mes skuadrave, teksa nuk munguan përplasjet fizike. Në këtë konflikt ishte protagonist edhe trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu.
Duket se vonesat e lojës nga kundërshtari kanë nxehur trajnerin krutan, që ka kërkuar shpjegime, teksa nuk kanë munguar kontaktet fizike. Madje pamjet filmike e tregojne qarte reagimin e shemtuar te trajnerit Ndreu qe godet me shkelm nje nga futbollistet e Skenderbeut.
Nje gjest i shemtuar i nje trajneri qe duhet te jete shembull ne fushe dhe jo te behet pjese e skenave te tilla te turpshme. Në fund Shahini konsultohet edhe me VAR, duke mos përjashtuar mundësinë e kartonave në dhomat e zhveshjes.