Një foto e Arsen Venger dhe Zinedin Zidan prej 24 orësh ka pushtuar rrjetet sociale, pasi shfaq në mënyrë të çuditshme trajnerin duke dribluar ish-lojtarin. Të gjithë e njohin Venger si një trajner të madh, por në karrierën e tij si futbollist, francezi nuk ka qenë i suksesshëm, duke qenë pjesë e klubeve në kategori të ulëta, ndërsa Zidan nuk ka nevojë për shumë prezantim.
Ndaj të gjithë u habitën kur u publikua kjo foto nga ndeshja e bamirësisë që u zhvillua të hënën mes ish-futbollistëve dhe yjeve të regbi, pasi dukej sikur Venger po linte në vend me një driblim ish-fituesin e “Topit të Artë”.
Megjithatë, pamjet filmike të publikuar nga kjo sfidë tregojnë diçka krejt ndryshe. Është e vërtetë që Venger ishte në kontroll të topit dhe që Zidan e ndiqte, por ky i fundit shfaqet teksa i merrte me lehtësi sferën trajnerit nga këmbët, duke e lënë n vend në atë moment pasi Venger hoqi dorë nga ndjekja e tij. /vipsport/