Arjen Robben, Frank Ribery dhe Rafinha i kanë dhënë lamtumirën Bayern Munchen.

Të 3 lojtarët nuk do të jenë më pjesë e klubit gjerman që nga sezoni tjetër. Ditën e djeshme i gjithë stafi drejtues i klubit së bashku me lojtarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Klubi gjerman ka shpërndar në faqen e tyre zyrtare një video emocionuese nga largimi i 3 prej lojtarëve kryesor të skuadrës.

Robben, Ribery dhe Rafinha kanë shkruajtur një pjesë të historisë së klubit dhe për këtë Bayern Munchen u ka dhënë lamtumirën si kampion./newsport/