Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Erald Çinari nuk ndalet me golat, shënon sërish në mënyrë spektakolare...

VIDEO/ Erald Çinari nuk ndalet me golat, shënon sërish në mënyrë spektakolare në Arabinë Saudite

Erald Çinari vijon të jetë protagonist në Arabinë Saudite, duke konfirmuar formën e tij pozitive me fanellën e Al Jabalain. Sulmuesi shkodran ishte sërish vendimtar në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë arabe, ku skuadra e tij arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Al Batin.

Ndeshja nuk nisi mirë për Al Jabalain, që e mbylli pjesën e parë në disavantazh 0-1. Megjithatë, në fraksionin e dytë, ishte pikërisht ish-futbollisti i Vllaznisë që mori rolin e liderit dhe ndryshoi rrjedhën e takimit. Në minutën e 59-të, 29-vjeçari barazoi shifrat me një goditje spektakolare nga distanca, duke rikthyer besimin te skuadra e tij.

Goli i Çinarit i hapi rrugën përmbysjes së plotë, me Al Jabalain që gjeti edhe tre herë të tjera rrjetën falë golave të Toure, Queiros dhe Al Shammari duke triumfuar në fund me rezultatin 4-1 dhe duke siguruar tre pikë mjaft të vlefshme.

Për sulmuesin shkodran, ky ishte goli i pestë sezonal në kampionatin saudit, ndërsa në llogarinë e tij regjistrohet edhe një asist, shifra që dëshmojnë ndikimin e rëndësishëm që 29-vjeçari po ka në aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments