I detyruar ta lërë sportin shumë herët për shkaqe shëndetësore, Ergi Borshi i ka hyrë rrugës së trajnimit dhe si rrjedhojë prej pak kohësh është emëruar në postin e zëvendëstrajnerit të ekipit Vllaznia U21.

Gjatë prezantimit të sotëm para gazetarëve, ai ka folur për këtë detyrë të re por nga ana tjetër, ka deklaruar se e ka për kënaqësi t’i shërbejë Vllaznisë, tashmë si trajner.

“Normalisht që është një rikthim për mua, tashmë si trajner te ekipi i Vllaznisë. Kënaqësia, normalisht që është shumë e madhe. Mendojmë, që bashkë me profesorin, të bëjmë më të mirën, gjithashtu dhe me stafin e ekipit të parë.

Cdo gjë lidhet me fatin, por unë e shoh gotën gjysëm plot, kështu që është një mundësi e mirë për mua ta nis karrierën herët.”/SHKODRA-SPORT.COM/