Momente te mira per mesfushorin e Vllaznise Esat Mala. Te merkuren debutoi me fanellen e kombetares shqiptare ne ndeshjen miqesore ndaj Arabise Saudite, ndersa sot shenoi golin e pare me fanellen e Vllaznise ne nje ndeshje kampionati.

Por per fat te kaq, festa e ketij goli sot i ka mbetur ne mes. Kjo sepse shijakasit kane arritur te barazojne me nje 11-metersh ne minuten e 100-te te ndeshjes e cila perfundoi ne shifrat e barabarta 2-2.

“Vertete ky ishte goli im i pare me Vllaznine dhe deshiroja qe ai te shoqeroje edhe me tre piket e fitores, por nuk ndodhi keshtu. Futbolli keshtu eshte dhe nuk kemi se çfare t’i bejme por vetem te shohim perpara. Shpresoj qe ne ndeshjet e tjera te kemi perqendrimin maksimal deri ne fund dhe t’i gezohemi rezultateve pozitive”.

Momenti i terheqjes prapa dhe i pesimit te golave ne pjesen e dyte eshte nje faktor qe po e shoqeron rregullisht Vllaznine e ketij sezoni. Per numri 20 te saj, ky nuk eshte nje problem fizik por me shume psikologjik.

Te plote prononcimin e Esat Males mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne youtube ne linkun e meposhtem: