Diten e sotme tek Vllaznia ka patur vend edhe per feste perpos stervitjes. Futbollisti i saj- Abdurrahman Fangaj ka festuar 24 vjetorin e tij te lindjes.

Me kete rast, vete klubi shkodran permes faqes zyrtare i ka uruar atij ditelindjen dhe po ashtu edhe 100 vite te tjera te lumtura.

Por nderkohe urimet me te veçanta mbrojtesi kuqeblu i ka marre perpara seances se sotme stervitore. Ashtu siç ndodh zakonisht kur nje futbollist i Vllaznise ka ditelindjen, ai del para te gjitheve dhe perveçse merr duatrokitjet dhe urimet e te gjitheve, merr edhe nga nje goditje me pellembe ne koke.

Si rrjedhoje, te gjithe futbollistet kane formuar nje tunel ku duhej te kalonte Fangaj dhe ndonese ai eshte munduar te kaloje me shpejtesi, serish ka marre jo pak goditje, por ja vlen sepse ditelindja nuk mund te kaloje kaq lehte.

Edhe gazeta “Shkodra Sport” me kete rast, i uron Fangajt edhe 100 vite te tjera te lumtura!

IMG_9041