Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Flet ish- portieri i Vllaznisë: Na kënaqi mbrëmë ndaj Dinamos. Zogoviç...

VIDEO/ Flet ish- portieri i Vllaznisë: Na kënaqi mbrëmë ndaj Dinamos. Zogoviç shumë dinjitoz

Bashke me disa veterane te tjere te Vllaznise, ashtu si në çdo ndeshje tjeter, te ftuar nga drejtuesit e klubit, Ahmet Meta e ka ndjekur me shume interes ndeshjen ndaj Dinamos e cila u fitua nga ekipi shkodran me rezultatin 6-3.

Ish- portieri i kuqebluve ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ka folur pikerisht per kete ndeshje, duke evidentuar dhe kenaqesine qe ka ndjere ne perfundimin e saj.

“Kam dale shume i kenaqur nga stadiumi. Pame nje futboll te bukur, nje loje te hapur dhe padyshim qe Vllaznia e meritoi fitoren. Ajo ishte me e angazhuar per kete ndeshje dhe doli ajo qe doli, teksa u larguam te gjithe te kenaqur nga stadiumi.

Une mendoj se me ate loje qe ka bere dje dhe kuptohet qe nese vazhdon te luaje keshtu, Vllaznia do te jete kampione e Shqiperise kete sezon”- eshte shprehur Meta.

Ngaqe vete ka luajtur portier, e pyesim ate edhe per portierin aktual te Vllaznise, Bojan Zogoviç, per te cilin shprehet: “Zogoviç po e tregon veten si nje portier shume dinjitoz dhe te denje per kete skuader”.

Per me shume ndiqni prononcimin e Ahmet Metes dhene per kanalin e “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments