Thursday, April 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Gol i çmendur ndaj kampionëve në fuqi, sulmuesi shkodran i lë...

VIDEO/ Gol i çmendur ndaj kampionëve në fuqi, sulmuesi shkodran i lë me ‘gojën hapur’ të gjithë

Sulmuesi shkodran, Ndue Mujeci i ka mahnitur të gjithë me një supergol të shënuar në kampionatin e Malit të Zi.

Lojtari aktivizohet me skuadrën e Jezero, me të cilët ditën e djeshme ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat ndaj Buducnostit, në ndeshjen që këta të fundit triumfuan 3-2. Mujeci shënoi golin e parë për Jezero në minutën e 24-t të takimit.

Goli i shënuar nga shkodrani ishte me të vërtetë i çmendur, me lojtarin që lëshon një gjuajtje me të djathtën dhe topi pasi merr një trajektore të çuditshme përfundon në fundin e rrjetës.

Kujtojmë se 28-vjeçari e ka nisur karrierën te skuadra e Vllaznisë, për ta vazhduar më pas te Ada e Velipojës, Ventspils në Letoni, Pirin dhe Dunav në Bullgari, Saburtalo në Gjeorgji, Gençlik në Qipro, Akademija Pandev në Maqedoni dhe së fundmi Jezero në Malin e Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments