Vllaznia eshte mundur 0-2 nga Tirana dhe ne kampin shkodran, por edhe perreth tij ka vetem kritika per paraqitjen jo te duhur te kuqebluve ne kete ndeshje.
Megjithate ka patur edhe prej atyre qe mendojne se gjerat mund te kishin shkuar ndryshe nese arbitri i ndeshjes apo VAR do te kishte dhene nje 11-metersh qe ne minuten e 14-te per Vllaznine dhe pse jo edhe karton te kuq per mbrojtesin Behiratche.
Ka qene pikerisht kapiteni Erdenis Gurishta ai qe permes nje postimi ne instagram jep pikerisht kete moment dhe shtron pyetjen: “Minuta e 14-te 0-0. Si ka mundesi qe nuk perdoret VAR-i? 1000 % penallti”.
E ka fjalen per kete nderhyrje te rende te mbrojtesit te Tiranes ndaj Liridon Latifit dhe arbitri nuk akordoi asgje, madje as nga VAR nuk mori sinjalizim.
Fotoja e kembes se demtuar te Latifit shpjegon qarte takat e nderhyrjes se mbrojtesit bardheblu dhe si rrjedhoje sulmuesi i Vllaznise eshte i detyruar te qendroje te pakten 4-5 dite pushim. Qe do te thote se per ndeshjen e Kupes me Pogradecin nuk do te luaje, por rrezikon edhe ate te kampionatit me Egnatian./SHKODRA-SPORT.COM/
Per me shume shikoni videon e kesaj nderhyrje dhe jepni mendimin tuaj…