Pas disa sezonesh me Vllaznise, teksa ka qene edhe njeriu qe ka ngritur i pari lart dy here rradhazi trofeun e Kupes se Shqiperise dhe madje mund ta beje edhe per here te trete, Erdenis Gurishta me shume gjasa ne fund te ketij sezoni do ta lere kete skuader, per te gjetur nje skuader jashte vendit per te vazhduar karrieren e tij.

Pikerisht per kete çeshtje ai eshte pyetur edhe nga gazetaret ne konferencen e sotme per shtyp dhe pergjigja e numrit 2 te Vllaznise ka qene si me poshte: “Jam shumë i përqendruar te ky kampionat. Të arrijmë objektivat. Është viti i fundit me Vllazninë. Kontrata ime mbaron në maj. Do mbaroj këtë kampionat dhe pas kësaj do ulemi e të flasim”.

Por perkrah Gurishtes, ne konferencen e shtypit ka qene edhe trajneri Sedloski i cili ka nderhyre menjehere duke i kerkuar kapitenit qe te mos largohej duke i thene: “Duhet te qendrosh ketu”!

Nje deklarate e trajnerit qe eshte kaluar me humor nga kapiteni kuqeblu. Sedloski siç dihet ka ardhur per te qendruar edhe sezonin tjeter te Vllaznia (kuptohet nese skuadra siguron Europen ne fund te ketij sezoni) dhe padyshim qe deshiron te kete ne skuader edhe Gurishten./SHKODRA-SPORT.COM/