Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Halfi Bashli po konfirmohet si një nga talentet më premtues të Vllaznia U-13. Sulmuesi kuqeblu ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv, duke shënuar 9-gola në 12 ndeshje, ndërsa paraqitja e fundit ndaj KF Laçit ishte kulmi i formës së tij.
Në sfidën e zhvilluar në fushën “Reshit Rusi”, Bashli ishte protagonisti kryesor i fitores 4-2, duke realizuar plot katër gola për skuadrën shkodrane.
Ai hapi serinë e golave që në minutën e 26-të, për të vijuar më pas me rrjetën në minutat 38’, 52’ dhe 59’, duke vulosur një performancë individuale të jashtëzakonshme.
Me lëvizje të zgjuara në zonë, finalizim të saktë dhe instinkt tipik sulmuesi, Halfi Bashli udhëhoqi Vllazninë drejt një fitoreje të rëndësishme, duke treguar qartë potencialin e tij për të ardhmen. Performanca të tilla janë një sinjal i fortë për vazhdimësinë e tij dhe për besimin që akademia e Vllaznisë po investon te talentet e rinj.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


