Fitorja në Laç i ka bërë për vete të gjithë dashamirësit dhe simpatizantët e Vllaznisë, por jo vetëm. Ish- futbollisti i njohur i kësaj skuadre, Hysen Zmijani, është i mendimit se Vllaznia e sivjetme është më e plotë në organikë se ajo e sezonit të kaluar dhe do të jetë një nga pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion.
Në gjë të tillë ai e ka shprehur në një prononcim të dhënë për “Shkodra Sport” teksa është ndalur edhe tek fitorja në ndeshjen e parë ndaj Laçit.
“Ajo fitorja ne Laç ka patur nje vlere te madhe sepse mbi te gjitha i shenoi 5 gola kesaj skuadre. Kemi te bejme me nje Vllazni sulmuese e cila u pelqen edhe tifozeve. Kuptohet qe jane disa gjera per t’u rregulluar ne mbrojtje, megjithate mendoj se Vllaznia e sivjetme eshte me e forte se ajo e sezonit te kaluar”- ka thene Zmijani.
I pyetur ndërkohë për ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës, Zmijani i ka dhënë më shumë shanse për të fituar Vllaznisë, por sipas tij duhet bërë shumë kujdes ndaj skuadrës që drejtohet nga shkodrani Edi Martini.
“Besoj se me shume shanse per te fituar ka Vllaznia, e cila ka ne anen e saj edhe tifozet e zjarrte, ata qe i kane munguar sezonin e kaluar. Nuk do te jete nje ndeshje trajneresh, por kolektivi. Kush te tregoi me shume cilesi, ndoshta edhe kush do te kete me shume fat, do ta fitoje kete ndeshje. Por ajo nuk duhet marre lehte sepse Edi Martini eshte shume i zgjuar dhe do te dije edhe ai ta pergatise si duhet kete takim”- shton ish- mbrojtesi i kuqebluve.
Një fitore edhe ndaj Teutës do të ishte një bonus shumë i madh për kuqeblutë në rrugën e tyre plot pretendime, megjithatë është vetëm starti i kampionatit dhe deri në fund ka shumë rrugë për të bërë, prandaj duhet përqendrim maksimal në çdo ndeshje, duke nisur nga kjo e së shtunës me durrsakët.
Te plote intervisten e Hysen Zmijanit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: