Moderatorja e “Supersport”, shkodrania Lei Kraja njihet nga të gjithë për format e saj të shkëlqyera fizike, të cilat shpesh i ekspozon në rrjetet sociale.
Megjithëse gjithë kohën merret duke raportuar për futbollin, bukuroshja e “Supersport” duket se ka edhe aftësi të mira me topin.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet moderatorja, teksa dhuron spektakël me topin dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Gjithashtu postimin dhe videon Lei Kraja e shoqëron me shkrimin: “Kjo karantina po më përmirëson”.