Friday, February 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLVIDEO/ Krybashkiaku Beci: Bashkia Shkodër, një vëmendje të shtuar edhe ndaj infrastrukturës...

VIDEO/ Krybashkiaku Beci: Bashkia Shkodër, një vëmendje të shtuar edhe ndaj infrastrukturës sportive

Bashkia Shkodër i ka kushtuar rëndësi ndërhyrjes në stadiumin “Loro Boriçi” dhe përpos vendosjes së emrit në hyrjen e tij, ka premtuar edhe disa investime të tjera që do ta kthejnë atë në kushtet e duhura. Institucioni i pushtetit lokal përmes një postimi në faqen zyrtare, ka shpjeguar më shumë rreth kësaj ndërhyrje, teksa ka patur edhe një prononcim të kryebashkiakut Beci.

“Një hap i shumëpritur dhe simbolik është bërë realitet në impiantin kryesor sportiv të qytetit. Pas 10 vitesh nga ndërtimi i stadiumit të Shkodrës, emri “Loro Boriçi” tashmë është vendosur në hyrjen kryesore, duke i dhënë stadiumit identitetin që meriton.


Kryetari i Bashkisë Shkodër ka qënë vetë present gjatë proçesit të vendosjes së emrit të stadiumit, ndërkohë që u shpreh se vendosja e emrit vjen pas disa ndërhyrjesh të realizuara në këtë impiant dhe në mjedise të tjera sportive, si pjesë e vëmendjes së shtuar ndaj infrastrukturës sportive në qytet. Ky gjest, megjithëse simbolik, mbart një peshë të veçantë për shtëpinë e futbollit dhe për KF Vllaznia Shkodër, duke respektuar historinë dhe figurat që kanë lënë gjurmë në sportin shkodran.


Ky moment sipas kryebashkiakut Benet Beci, i vemendjes së shtuar ndaj infrastrukturës sportive e në mënyrë të vecantë stadiumit, le të shërbejë edhe si ogur i mirë për shpalljen e Vllaznisë kampione këtë vit.


Në kuadër të frymës festive të 107-vjetorit të Vllaznisë, është bërë edhe një thirrje për tifozët dhe komunitetin sportiv: të propozojnë që katër tribunat e stadiumit të mbajnë emrat e kolosëve të futbollit shkodran. Propozimet pritet t’i paraqiten së shpejti Këshillit Bashkiak për miratim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments