HomeKRYESOREVideo/ Lojtari lë futbollin, "e rrëmbejnë" me helikopter nga fusha!

Video/ Lojtari lë futbollin, “e rrëmbejnë” me helikopter nga fusha!

Skena të çmendura, të denjë për një film aksioni hollivudian, të cilat janë vënë në jetë në një fushë të kategorisë së tretë siçiliane ku lujen Viagrande-Nebrodi, në të cilën Injacio Barbagalo, ka qenë protagonist dhe ka habitur të gjithë. 55-vjeçari Barbagalo, është një personazh shumë i famshëm në zonën e Katanias për ato që sajon.

55-vjeçari kishte vendosur të linte futbollin dhe daljen nga skena e bëri në mënyrë orgjinale. Një helikopter vjen në pistë, spikeri i stadiumit e fton që të afrohet pranë helikopterit dhe dy persona inskenojnë rrëmbimin e numrit 18 të Viagrandes, shoqëruar me moton “shërbim për të hequr nga fusha lojtarët e mbaruar”.

Por gjithsesi shakaja i ka kushtuar klubit të Viagrandes, i cili do t’i duhet t’i luajë ndeshjet deri në fund të kampionatit në fushë asnjanëse.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments