Per 15 vite me rradhe ka qene thuajse çdo dite me te ne stervitje e gara. Ka kaluar shume momente te bukura por edhe te veshtira dhe si rrjedhoje ka shume se çfare te thote per te.

E kemi fjalen per Mjeshtrin e Madh, ish- mundesin e njohur Dedë Bregu, i cili pas perfundimit te karrieres sportive, i qendroi afer te bijes, atletes se mirenjohur Vera Bregu dhe si rrjedhoje kontaktet me trajnerin Vildan Tufi ka qene ne kontakt vazhdimisht.

Kane bere gati sebashku gropen e kercimit, kane rregulluar pedanen dhe kane motivuar ne maksimum vajzen dhe sportisten e tyre per te arritur ato rezultate te larta qe ajo ka arritur gjate karrieres se saj.

Edhe pas mbylljes se karrieres se Veres, Deda ka qene shpeshhere tek gropa e kercimeve ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” perkrah profesor Vildanit. Ka qene prane tij edhe ne momentet e fundit te jetes.

Per kete arsye, Dedë Bregu e ka vuajtur shume ndarjen nga jeta te trajnerit te madh Tufi dhe si rrjedhoje gjate nje prononcimi te dhene per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete personazh te njohur, nga syte e tij dalin edhe lote. Nje gjest shume domethenes i ketij Mjeshtri. Me poshte keni mundesine te ndiqni te plote intervisten e dhene nge ai per gazeten tone: