I ardhur ne diten e fundit te merkatos, futbollisti nga Gaboni Essang Matouti, pasditen e sotme ka luajtur 45 minutat e para me Vllaznine. Ai eshte futur ne loje ne fillimin e pjeses se dyte te miqesores ndaj Otrant te Ulqinit dhe eshte perpjekur te beje me te miren e tij.
Me nje perdorim te mire te topit, ai eshte shfaqur herepashere ngacmues per mbrojtjen kundershtare, ne nje moment ka gjuajtur fort drejt portes kundershtare dhe ne nje tjeter ka asistuar per Zaganjorin. Matouti ka marre edhe duarkrokitjet e para te publikut shkodran gjate ketij takimi.
Por ne fakt ajo qe u konstatua ishte gjendja jo e mire fizike e tij. Nuk eshte e qarte se si eshte stervitur kohet e fundit, por afrikanit i duhet edhe pak kohe per te qene ne formen e duhur. Por çfare mendon trajneri Brdariç per kete futbollist? Ja si eshte pergjigjur ai pas miqesores me Otrant:
“Matouti është një lojtar ofensiv. Ka lëvizje të veçanta. Sot pamë që ai mund të jetë i rrezikshëm në disa hapsira dhe ne duhet ta përdorim këtë në favorin tonë. Sigurisht që i duhet kohë dhe stërvitje, por ne e pamë që ai mund të luajë me topin”./www.shkodrasport.com/