I ati ka qene arbiter futbolli per vite me rradhe, por i biri ka zgjedhur te merret me volejboll. Prej nje viti e gjysem Mateo Qeseri eshte pjese e ekipit te te rinjve te Vllaznise dhe ne ndeshjen e sotme ka qene nje nga protagonistet kryesore te fitores ndaj Partizanit.
Lojtari me numrin 10 i kuqeblu, kryesisht ne pozicionin 4 ka qene i papermbajtshem duke i dhene shume pike Vllaznise U21. Ai nderkohe ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, shprehet i bindur se titulli kampion kete sezon do te vije ne Shkoder.
“Ekipi luajti mjaft mirë, ndonëse nuk e filluam mirë me setin e parë, por setet e tjera u organizuam dhe luajtëm më me siguri. Kemi sakrifikuar shumë për këtë fitore. Jam shume i kenaqur edhe me paraqitjen time ne kete ndeshje dhe kjo eshte per merita u takon profesorëve te mi, Endri Jukni dhe Fatjon Çekini.
Pasioni im per volejbollin ka qene qe ne moshe te vogel, por vetem prej nje viti e gjysem kam filluar stervitjen e rregullt me ekipin dhe pasioni per kete sport vazhdon te rritet çdo dite e me shume tek une.
Synimi jonë është të sjellim kupën në Shkodër dhe jam i sigurt që do ja dalim. Kuptohet qe do te kemi perballe nje kundershtar shume te forte si Tirana, megjithate une jam i bindur se duke i rregulluar edhe disa gjera ne lojen tone, do te jemi ne kampionet e vendit per kete sezon”./SHKODRA-SPORT.COM/