Vllaznia ka nisur sot stërvitjen duke zhvilluar seancën e parë dhe si rrjedhojë kanë startuar për të përgatitjet për ndeshjet e Kupave të Europës.

Ajo që është parë në këtë seancë të parë e cila është zhvilluar në fushën sportive të Golemit, ka qenë edhe prania e një futbollisti brazilian. Në fakt pritej të ishin dy, por tjetri mbërrin në Shkodër pas 3-4 ditësh.

Ai që ka ardhur është mbrojtësi Bruno de Oliveira Souza. Pak ditë më parë ai ka mbushur 25 vjeç dhe pozicioni i tij në fushë është ai i mbrojtësit të majtë.

Futbollisti do të shikohet për disa ditë nga ana e stafit teknik të Vllaznisë të cilët më pas do të vendosin nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/