Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes ekipit te Vllaznise dhe Buduçnostit, luajtur mbremjen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Te dy golat jane shenuar qe ne pjesen e pare, fillimisht shkodranet me ane te Delajt pas nje pasimi te shkelqyer te Grudes dhe me pas kane barazuar malazezet.
Ne te dyten ekipet jane perpjekur per te shenuar serish dhe rastet nuk kane munguar, por nuk ka patur gola te tjere dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.
Ne kete ndeshje, nga minuta e pare e ka nisur si titullar portieri Mehidri, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Smajli ne te djathte, Pusi e Beci ne qender dhe Spahija ne te majte.
Ne mesfushe nderkohe po luhet serish me kater lojtare, teksa Pjeshka e Sala jane ne qender dhe Delaj e Dodev ne krahe, ndersa dyshja e sulmit perbehet nga Gruda dhe Hajdari.
Ne pjesen e dyte nderkohe, trajneri Memelli ka aktivizuar edhe Dulaj, Dodaj, Ara, Cungu, Paloka, Jukaj, Shimaj, Kubazi, Pepnikaj, Selmani, Xhilaj, Maliqi e Brahimi./SHKODRA-SPORT.COM/