Pavaresisht mungesave, pavaresisht terrenit jo te mire ku do te luhet ndeshja, Vllaznia do te kerkoje fitoren ne ndeshjen e neserme ndaj Kukesit. Kjo eshte nje pjese e deklarates se bere nga trajneri i saj Migen Memelli gjate konferences se sotme per shtyp.

Sipas tij, ne Kukes nuk vlen as barazimi sepse skuadra tashme duhet te vijoje ngjitjen ne renditje. “Ne nuk shkojme per barazim sepse ne asnje ndeshje nuk eshte ky objektivi. Ne do te futemi ne fushe per te fituar, ashtu siç do futet edhe ekipi i Kukesit.

Duhet te tentojme te bejme me mire ne kete faze te dyte sepse tashme edhe i njohim kundershtaret dhe njekohesisht shpresojme qe te kompletohemi me te gjithe lojtaret sepse kjo do te ishte nje plus i madh per ne.

Edhe neser do te kemi disa mungesa si ato te Hakajt, Boshnjakut, Bruno Gomez apo dhe te tjere, megjithate pres te marrim maksimumin nga ata qe do te luajne. Disa po aktivizohen ne pozicionet jo te duhura dhe une kam qene vete lojtar dhe e di sa e veshtire eshte, por po mundohemi te bejme me te miren per ta kaluar kete situate”- eshte shprehur nder te tjera Memelli.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise ne konferencen e sotme per shtyp mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: