Ndeshja ne mes ekipeve kombetare te femrave te Shqiperise dhe Irlandes eshte nderprere dhe ende nuk eshte e qarte nese do te rifilloje me pjesen e dyte apo jo. Shkaku eshte niveli i larte i reshjeve te shiut qe po bien aktualisht ne Shkoder.
Ne fakt takimi ka nisur me nje kohe te mire, por nga minuta e 20-te ka nisur nje stuhi shiu, megjithate loja ka vijuar. Terreni ne 10 minutat e fundit te pjeses se pare ka ardhur duke u renduar dhe topi mezi ecte ne fushen e lojes, megjithate arbitrja e takimit nuk e ka nderprere ate.
Dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me rezultatin 0-0. Delegati i UEFA-s duke pare qe reshjet nuk po pushonin ka vendosur qe te pritet 60 minuta per startin e pjeses se dyte.
Megjithate reshjet vazhdojne te bien pa pushim dhe me nje furi te madhe, çka me shume mundesi e ben te pamundur rifillimin e ndeshjes. Tashme mbetet per te pare se cili do te jete vendimi perfundimtar.
Nje opsion eshte qe pjesa e dyte te luhet neser paradite, ndersa opsioni tjeter nese ndeshja nuk rifillon sonte eshte qe te luhet diten e enjte, ngaqe neser pasdite do te luhet takimi Vllaznia- Erzeni./SHKODRA-SPORT.COM/