Kastrioti arriti t’i marrë një pikë Teutës në sfidën e luajtur në Shkodër. Krutanët ishin mjaft të rrezikshëm duke provuar dhe ta fitojnë takimin. Pas ndeshjes, tekniku Ramadan Ndreu u shpreh:

‘’Siç shkoi loja duhej ta kishim fituar ndeshjen, patëm dy raste fatale, pat edhe një moment penalltie. Por duhet të them që jam i kënaqur se kishim para një skuadër të mirë, ekipin kampion. Skuadra pavarësisht momenteve të veçanta, në fund treguan që kemi karakter, nuk dorëzohemi e mund ta kishim fituar.

Kishim përgatitur pjesën e parë të ishim të kujdesshëm. Skuadra e Teutës është e mirë, vetëm në një rast kishte Teuta që ishte moskoordinim i mirë i mbrojtësve. Por pastaj Teuta nuk kishte asnjë rast.

Në pjesën e parë ishim OK, në fillimin e të dytës nuk ishim ku duhet, patëm shkëputje repartesh dhe Teuta krijonte manovër. Pastaj me kalimin e minutave kërkuam mbajtjen e topit dhe duke i shtuar shpirtin e garës që skuadra e ka, arritëm të barazonim dhe mund të shënonim.

E kemi përgatitur skuadrën që asnjë skuadër nuk arrin të na mposhtë e dominojë. Por të jem i sinqertë janë lojtare që duan kohë të përmirësohen, duhet ta kuptojnë që kanë vlera e besojnë te vetja, kjo na mungon ndoshta dhe kjo u pa sot.

I kënaqur deri diku me ekipin po unë i shoh në stërvitje çdo ditë, mënyra se si janë të dëgjueshëm. E rëndësishme është që gjatë stërvitjes të jenë të dëgjueshëm dhe të vënë në zbatim gjërat. Gjatë gjithë kësaj kohe jam i bindur që skuadra nga ndeshje në ndeshje do të vijë në rritje, dhe 2-3 lojtarë në nivel të përmirësohen dhe të luajmë si të barabartë me çdo ekip’’, u shpreh Ndreu.