Ndonese nen reshjet e shiut, ndonese ekipi ka mberritur ne Shkoder, tifozet shkodrane nuk kane hezituar serish te dalin ta presin ne mberritjen e tyre dhe te festojne bashke me futbollistet dhe stafin teknik barazimin e arritur ndaj Partizanit.
Autobuzi i ekipit ne fakt eshte detyruar te ndalet qe ne hyrje te qytetit sepse nje grup tifozesh i kane bllokuar rrugen per te festuar bashke me ta.
Po ashtu, autokolona e makinave qe e shoqeronte autobuzin, ka qene me te deri tek stadiumi, vend ku kane zbritur te gjithe dhe aty serish ka patur nje numer te konsiderueshem tifozesh.
Disa prej tyre madje edhe te zhveshur dhe te lagur nga koka tek kembet, megjithate te lumtur per mosthyerjen e Vllaznise edhe ndaj Partizanit dhe kryesimin perseri me 9 pike avantazh, i ka lumturuar se tepermi ata.