Ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit U21, ai ka qene serish protagonist me lojen dhe golin e tij. Paulo Pjeshka ka shenuar ne fundin e pjeses se pare nga pika e bardhe, duke i dhene avantazhin kuqebluve te cilet ne fundin e ndeshjes triumfuan ne shifrat 3-1.
Duke folur ne fund te ketij takimi, ai eshte shprehur keshtu per gazeten “Shkodra Sport”: “Ishte nje fitore qe na duhej dhe jemi te lumtur qe ia dolem. Jemi te paret ne renditje dhe duhet te vazhdojme ta ruajme ate deri ne fund edhe ne keto 5 ndeshjet e fundit qe kane mbetur.
Nuk e filluam mire ndeshjen, megjithate kishim shume besim se do ta kthenim rezultatin dhe ashtu ndodhi. Arritem te shenojme tre gola njeri pas tjetrit dhe ta fitojme kete ndeshje.
Ne kemi ardhur nga ekipi i pare ngaqe atje nuk kemi gjetur hapesirat e duhura dhe po japim kontributin tone perkrah djemve te ekipit U21. Po marrim minutat e duhura dhe po shfaqim vlerat tona e perpos kesaj po ndihmojme edhe skuadren per arritjen e rezultateve pozitive”./SHKODRA-SPORT.COM/