Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Përleshje në një ndeshje kikboksi në Serbi, sportisti grek sulmohet nga...

VIDEO/ Përleshje në një ndeshje kikboksi në Serbi, sportisti grek sulmohet nga disa persona pas fitores

Një ndeshje kikboksi në Serbi është bërë arenë e përleshjeve të disa personash. Fitorja e atletit grek Giannis Tsoukalas kundër kundërshtarit të tij serb Vahid Kitsara nuk u prit aspak mirë.

Të pranishmit nisën duke fishkëllyer ndërsa më pas një grup njerëzish pushtuan ringun dhe sulmuan Tsoukalasin. Incidenti u përshkallëzua kur më shumë njerëz hynë në ring dhe u përleshën me njëri-tjetrin. 

Atleti grek u transferua në një spital në Beograd, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Gjendja e tij nuk ishte shqetësuese dhe u lirua nga spitali ku më pas u kthye në Greqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments