Dy dite pas largimit te Migen Memellit, Vllaznia ka prezantuar sot para mediave trajnerin e ri- Qatip Osmanin dhe njekohesisht edhe ndihmesin e tij- Bashkim Livoreka. Ka qene drejtori sportiv i klubit Elvis Plori qe e ka bere kete gje duke shpjeguar me pak fjale edhe arsyet qe çuan ne kete rotacion ne pankine.
“Jam ketu per te prezantuar sot dy trajneret qe tashme kane nisur pune me ekipin e Vllaznise, Qatip Osmanin, nje emer shume i njohur ne futbollin maqedonas per sukseset qe ka patur me Shkendijen e Tetoves si dhe Bashkim Livoreken, ndihmesin e tij.
Jane dy trajnere qe kane vite bashke dhe mendoj se kemi bere zgjedhjen e duhur, por koha do ta tregoje gjithsesi. Jam shume optimist per punen qe do te bejne keto dy trajnere tek klubi jone dhe prandaj jam i gezuar qe po i prezantoj ato.
Vendosem te bejme kete zgjedhje sepse rezultatet nuk ishin ato te duhurat dhe qe prisnim dhe prandaj u be kjo zgjedhje e cila shpresojme te rezultoje e duhura. Gjithmone kur gjerat nuk shkojne mire, “kokat e para qe priten” jane trajneret. Vllaznia keto vitet e fundit nuk ka bere shume ndryshime trajneresh. Megjithate çdo ndarje eshte e dhimbshme, por rezultatet jane kokeforte dhe te detyrojne t’i bejme keto levizje”./SHKODRA-SPORT.COM/
Te plote prononcimin e drejtorit sportiv te Klubit Vllaznia dhene gjate konferences se sotme per shtyp mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: