Presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi eshte pare tejet i kenaqur dhe i emocionuar ne fund te ndeshjes se fituar mbremjen e sotme ne “Loro Boriçi” ndaj Partizanit ne shifrat 1-0.
Nje gje te tille ai e ka shprehur ne prononcimin e tij per mediat pas perfundimit te saj kur ka deklaruar:
“Sot ishte një lojë e mrekullueshme e djemve. Edhe pse ishim me 10 lojtarë, ne treguam se luftojmë deri në fund. Fati na buzqeshi ne. Skuadra është në lojë. Kampionati nuk ka mbaruar, është rrugë e gjatë dhe ka ndeshje plot, por mendoj se jemi drejt objektivave që kemi caktuar.
Ato janë strategjitë e trajnerit, pasi duhet të menaxhohet loja, por mendoj që skuadra sot pati një deshirë të madhe për të luajtur, për të fituar.
Në të njëjtën periudhë vjet ne ishim 9 pikë larg kreut. Kampionati është i gjatë, ka shumë skuadra të forta që luftojnë për titull. Partizani, gjithashtu, duhet përgëzuar për ndeshjen që bëri”./SHKODRA-SPORT.COM
Prononcimin e plote te presidentit Xhaferi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: