Dean Sibson eshte prezantuar sot nga klubi shkodran, ndonese ka disa dite qe ka nisur stervitjen ne krye te ekipit Vllaznia U21.

Ka ndodhur keshtu, ngaqe pikerisht neser starton kampionati i kesaj grupmoshe dhe per kete arsye, eshte mesuar me shume dhe ne lidhje me objektivat dhe synimet e Sibson ne punen e tij ne krye te ketij ekipi.

Ne prononcimin e dhene per gazetaret, trajneri anglez nder te tjera eshte shprehur: “Është një privilegj të jem këtu mes jush. Po përshtatem për të jetuar këtu, në këtë qytet. Kam ardhur këtu prej ambicies dhe prej klubit që e di se vitet e shkuara ka pasur shumë sukses.

Normalisht dua të kthehemi përsëri aty ku kemi qënë. Për mua është një mundësi fantastike, të punoj me njërëz të mirë, jo vetëm më njerëzit që kam në krah, por dhe me lojtarët, lojtarët e akademisë dhe stafin.

Deri tani, jam i impresionuar me përkushtimin, sjelljet pozitive dhe kualitetin e treguar prej trajnerëve dhe lojtarëve. Kam filluar të trajnoj shumë herët, pata një dëshirë të madhe të jem trajner.

Synimi eshte te pergatisim sa me shume lojtare cilesore per ekipin e pare dhe per kete arsye, do te kemi nje bashkepunim te ngushte edhe me stafin e tij. Besoj se neser do ta nisim mbare kampionatin me nje fitore ne ndeshjen e pare te tij”.

Te plote prononcimin e dhene nga Dean Sibson mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: