len Sherri ka festuar dyfish pas finales së Kupës së Shqipërisë. Portieri i Egnatias, pasi gëzoi me skuadrën me trofeun që fitoi, mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.

Ndërsa ekipi po bënte foto kujtimi, ai u gjunjëzua mes lojtarëve dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës duke marrë sigurisht një “po” si përgjigje.

Ky moment bëri xhiron e rrjeteve sociale duke përfunduar edhe në faqen prestigjioze europiane, teksa SPORTbible, ka shpërndarë në “Twitter”-in e saj zyrtar, videon e momentin të propozimit special që portieri i Egnatias i bëri të fejuarës së tij.

Kjo video në faqen e SPORTbible, është shpërndarë nga profili i gazetarit të “Panorama Sport”, Ermal Kuka.