Luiz Nazario De Lima Ronaldo ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë. I quajtur me nofkën “fenomeni”, sulmuesi brazilian ka arritur të shënojë 88 gola duke dribluar portierin.
Një veprim që ishte një nga të preferuarit e Ronaldos që nuk dëshironte të shënonte gola të thjesht. Në karrierën e tij ka mundur të realizojë 414 gola në 616 ndeshje dhe ka luajtur me klube të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Interi apo edhe Milan.
Me Kombëtaren e Brazilit ka mundur të fitojë dy Kupa Bote si edhe të marrë trofeun e “Topit të Artë”.
Një nga sulmuesit më të mirë të historisë u penalizua nga dëmtimet e shpeshta që nuk e lejuan të tregonte gjithë klasin e tij, por gjithsesi mbetet një nga më të mirë në botën e futbollit duke mbajtur një rekord që deri më tani mbetet ende I pathyeshëm./newsport/