Angelo Ndrecka ka hyrë në historinë e Serisë A pasi ka shkruar emrin si futbollisti më i ri në moshë që ka luajtur në elitën e futbollit italian në këtë sezon kur debutoi me ekipin e Kievos.

Por mbrojtësi shqiptar ndërkohë luan me skuadrën e të rinjve dhe ka ndihmuar sot këtë të fundit të marrë një rezultat të rëndësishëm që e mban në garën për titullin kampion.

Në ndeshjen kundër Udinezes, në minutën e 66-të të sfidës, Ndrecka gjeti rrjetën me një goditje të shkëlqyer me të djathtën, duke barazuar shifrat për ekipin e tij, një festim që i kushtohej familjarëve në tribuna, por edhe shqiptarëve pasi erdhi me “shqiponjën” e zakonshme.

Ky gol vulosi barazimin 1-1 dhe i dha pikë Kievos, që kësisoj mbeti në vendin e 6 në renditjem e kampionatit kur mbetet edhe një javë për t’u luajtur. Ai pozicion siguron praninë në play-off për garën e titullit kampion për të rinjtë në Itali. /vipsport/