Tre ditë më parë ka mbushur 60 vjeç dhe si rrjedhojë ka vendosur që të dalë në pension. Si rrjedhojë Mark Kroqi gjen edhe mundësinë për të bërë një analizë të karrierës së tij sportive dhe jo vetëm duke folur për shumë gjëra.
“Jeta ime i është kushtuar totalisht sportit sepse është gjëja që di të bëjë më mirë se çdo gjë tjetër. Jeta ime sportive ka filluar që në klasën e katërt të fillores kur shkoja tek shtëpia e pionerit me ato kurset e patinazhit nën drejtimin e të madhit Ernest Halepjani, aktivizimi në garat e atletikës e volejbollit dhe kështu mori rrugë gjithçka”- thotë në fillim të prononcimit të tij për “Shkodra Sport” Mark Kroqi.
Në 60 vitet e jetës së tij ka provuar të jetë sportist elitar, trajner kampion, drejtues klubi, por për katër vite edhe deputet i parlamentit shqiptar. I pyetur se ku është ndierë më mirë, Kroqi do të përgjigjej në këtë mënyrë:
“Sigurisht që më mirë jam ndjerë tek sporti. Nëse do ta kisha programuar vetë jetën time, nuk kisha dasht me ken pjesë e politikës sepse është e vetmja gja që unë nuk di me ba. Kjo sepse sportistat kanë disa karakteristika dhe veti të tjera që është e vështirë me i gjet te politika e cila ka disa rregulla të pashkruara, por sportistat nuk kanë asnjë lidhje me të”.
Për më tepër, ndiqni të plotë intervistën e Mjeshtrit të Madh Mark Kroqi dhënë ekskluzivisht për “Shkodra Sport”: