Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Rubin Hebaj 'bomber' në Uzbekistan, shënon dy gola dhe ngjitet mes...

VIDEO/ Rubin Hebaj ‘bomber’ në Uzbekistan, shënon dy gola dhe ngjitet mes më të mirëve të kampionatit

Rubin Hebaj vazhdon momentin e tij magjik në kampionatin e Uzbekistanit. Sulmuesi shkodran, që u bashkua me Sogdiana-n gjatë merkatos së verës, ka gjetur sot dy herë rrugën e rrjetës, duke çuar në pesë numrin e golave me fanellën e klubit të ri në vetëm dhjetë ndeshje të luajtura.

Në sfidën e sotme ndaj Qizilçum-it, Hebaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t, duke finalizuar me klas një kundërsulm të shpejtë dhe duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.

SHIH VIDEON

Por festa nuk u ndal këtu. Në pjesën e dytë, shkodrani i vuri vulën rezultatit 3-0, me një gjuajtje të saktë në kufijtë e zonës në minutën e 53-të.

SHIH VIDEON

Falë kësaj dopiete, Hebaj konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon këtë sezon, ku ka realizuar 7 gola gjithsej në kampionatin e Uzbekistanit – përfshirë edhe periudhën kur ishte pjesë e Nasaf Qarshi-t.

Ish- futbollisti i Vllaznisë po tregon se di të shkëlqejë edhe jashtë kufijve, duke u bërë një nga sulmuesit më produktivë të ligës aziatike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments