Ersi Zaganjori ka shkelqyer sot ne syte e te gjitheve. Edhe te trajnerit Thomas Brdariç, duke i dhene atij sinjalin se eshte gati dhe pret vetem momentin e duhur per te treguar se di te beje mire edhe me ekipin e pare. Mesfushori i qendres sot beri nje ndeshje te mire dhe shenoi edhe tre gola ne sfiden e kampionatit U21 ne mes Vllaznise dhe Dinamos, e mbyllur me fitoren e kuqebluve ne shifrat e thella 5-0.

Pas ndeshjes nderkohe, ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” mesfushor 19 vjeçar shprehet se synimi i tij eshte te debutoje dhe te luaje edhe me ekipin e pare te Vllaznise.

“Mendoj se ishte dita ime, shenova tre gola dhe kjo me ben te lumtur. Shpresoj te vazhdoj keshtu, pse jo edhe tek ekipi i pare per te marre minuta edhe atje sa me shpejt.

Detyra ime eshte te jap maksimumin kudo qe te luaj dhe atehere e kane ne dore trajneret per te me dhene apo jo minutat dhe une te bej me te miren per ekipin. Nga tre golat e shenuar sot, besoj se me i bukuri ishte ai i shenuar nga goditja e denimit sepse ato jane edhe preferenca ime”- eshte shprehur Zaganjori.

Te plote prononcimin e futbollistit 19 vjeçar te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: