Vllaznia barazoi 1-1 ne miqesoren e sotme ndaj Buduçnost, luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranet kaluan te paret ne avantazh me ane te Antonio Delajt ne minuten e 12-te dhe me pas barazuan kater minuta me vone miqte nga Podgorica me ane te Gašević.
Duhet thene se kuqeblute kane luajtur ne pjesen e pare me formacionin e tyre te dyte, ndersa ne pjesen e dyte kane aktivizuar edhe lojtare te Akademise dhe si rrjedhoje loja e tyre ka rene disi duke i dhene mundesine Buduçnost t’i afrohet disa here golit. Madje malazezet kane goditur edhe tre here shtyllat me ane te Sekuliq, e po ashtu me vone edhe Cekliq dhe Vukovic.
Pas ndeshjes, ka dhene nje prononcim per mediat zevendestrajneri i Vllaznise Ndriçim Shtubina qe eshte shprehur: “Sot nuk ishim pergatitur as per rezultat dhe as per gje tjeter, por donim te shikonim ne kete miqesore lojtaret qe nuk luajten ne Belfast dhe po ashtu edhe disa te tjere te Akademise.
Mendoj se disa prej lojtareve dhane sinjale pozitive, megjithate deri diten e ndeshjes se kthimit ndaj Linfield, nuk eshte asgje e sigurte per formacionin. Kuptohet qe eshte trajneri i pare ai qe vendos, por ky ishte thjesht nje test per te pare edhe gjendjen fizike te lojtareve sepse disa prej tyre kane patur edhe demtime”.
Te plote prononcimin e zevendestrajnerit Ndriçim Shtubina mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: