Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja duke munduar pasditen e sotme me rezultatin 1-0 ndaj Tiranes, fale golit te shenuar nga sulmuesi Kevin Dodaj. Trajneri Vioresin Sinani duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas perfundimit te saj eshte shprehur:
“Besoj se ishte nje ndeshje e bukur edhe per syte e tifozeve te shumte qe ishin te pranishem sot per ta ndjekur ate. Nje fitore ndaj nje kundershtari shume te forte. E kam thene se ne kete kampionat nuk ka asnje ndeshje te lehte dhe keshtu po na rezulton.
Ne çdo 90 minutesh eshte nje lufte e forte. Sigurisht qe jam i kenaqur me kete fitore sepse e arritem ndaj nje kundershtari qe luan bukur futboll dhe per me teper me kenaq edhe me shume entuziasmi i tifozeve.
Jam shume i kenaqur nga Kevini (Dodaj), jam shume i kenaqur edhe nga Zaganjori, dy lojtare qe na kane ardhur sot nga ekipi i pare per te na ndihmuar. Cilesite e tyre dallohen lehte ne fushe, por ne fakt dua te falenderoj te gjithe lojtaret sepse kane derdhur djerse dhe kane luftuar per çdo top. Sot ndaj Tiranes u paraqiten mjaft mire dhe secili dha kontributin e tij ne kete fitore”.
Te plote prononcimin e trajnerit Vioresin Sinani dhene pas ndeshjes se sotme Vllaznia U19- Tirana U19 1-0, mund ta ndiqni ne kanalin e gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: