Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut në volejboll për femra është mbyllur 0-3 me sete për korçaret. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, sfida e javës së tretë të kampionatit kombëtar ka folur për vajzat e Lishës, që kanë dominuar në të tria setet vendaset.
Të dyja skuadrat vinin në këtë ndeshje nga dy fitoret respektive në javët e para, me miket që hedhin kështu kandidaturën për fitimin e titullit kampion në Shqipëri.
Vllaznia u perpoq te bente me te miren por e pati shume te veshtire ndaj ketij kundershtari qe e dominoi ndeshjen nga fillimi e deri ne fund.
Me pesë volejbolliste të huaja, Skënderbeu është forcuar së tepërmi këtë vit. Ndër më të mirat në fushë ishte Atepalina me 12 pikë. Korçaret qe drejtohen nga trajneri shkodran Besnik Lisha kryesojne tashme te vetme renditjen.
Vllaznia 0-3 Skënderbeu (17-25, 16-25, 7-25