Dita e sotme ka dhuruar nje sfide shume interesante te vlefshme per javen e 22-te te “Abissnet Superiore”, ate ne mes Partizanit dhe Egnatias, dy skuadrave qe ndajne dy vendet e para te renditjes aktualisht.
Vllaznia eshte menjehere pas tyre dhe kuptohet qe ne njefare menyre mund te jete e interesuar per rezultatin qe do te prodhoje ky 90 minutesh. Pikerisht ne kete sens, nje nga gazetaret e ka pyetur trajnerin Qatip Osmani ne konferencen e sotme per shtyp se per ke bente tifo ne kete ballafaqim dhe pergjigja e tij ka qene:
“Sigurisht qe tifo bej vetem per Vllaznine. Ne shikojme punen tone dhe nuk jemi aspak te interesuar se aspak per kundershtaret. Na interesojne vetem rezultatet e Vllaznise”.
Nje pergjigje e sinqerte por edhe qe tregon me se miri per perqendrimin e te gjithe kapaciteve vetem tek fusha e lojes duke u munduar te marrin neser ndaj Laçit rezultatin e tete pozitiv rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/