Pas golave me kombëtaren U19 të Shqipërisë, Gabriel Kulla është rikthyer tek skuadra e tij në Itali- Sassuolo, për të bërë edhe atje atë që di të bëjë më mirë, të shënojë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe sot në ndeshjen e luajtur në Firence ndaj Fiorentinës.
Sulmuesi 18 vjeçar shkodran e ka dërguar topin në rrjetën e portës vendase që në minutën e tretë duke i hapur kështu rrugë fitores së Sassuolos në shifrat 3-1 (golin e tretë për të e shënoi një tjetër shqiptar, Gjyla.
Duhet thënë se Kulla është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit Sassuolo U20 dhe goli i shënuar sot është i 14-ti për të në kampionatin e Seria A të të rinjve në vendin fqinj. Ndërkohë ka dhënë edhe 8 asiste dhe këto janë tregues të një lojtari shumë të rëndësishëm për ekipin e tij.
Edhe sot ndaj Fiorentinës, Kulla ka marrë çmimin e “Lojtarit të ndeshjes” dhe ky padyshim që është një tjetër vlerësim për të dhe talentin e tij.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


