Vllaznia ka luajtur sot ne “Loro Boriçi” te paren miqesore ne prag te sezonit te ri, ate pikerisht ndaj Laçit. Dy golat e shenuar nga Mala dhe Dodev nuk i kane mjaftuar kuqebluve per ta fituar kete ndeshje sepse kundershtari ka shenuar tre here duke triumfuar ne shifrat 3-2.
Pas ndeshje trajneri i Vllaznise Migen Memelli ka folur per mediat teksa eshte ndalur tek kjo ndeshje por ka folur edhe per merkaton dhe gjera te tjera qe kane te bejne me skuadren.
“Kjo miqesore na sherbeu ne dy komponente, ashtu siç na sherbeu ne dy 45 minutesha. Ne te parin ishte ajo skuader me te cilen po mendojme te hyjme ne kampionat dhe qe mendoj se beri mire, pavaresisht se perballe kishim nje skuader agresive si ajo e Laçit.
Ne 45 minuteshin e dyte i kushtuam rendesi integrimit te lojtareve te rinj me skuadren dhe te them te drejten nuk me pelqeu. Ky integrim duhet te jete gradual dhe i avashte. U bene disa gabime individuale, por jane gjera qe ndodhin dhe besoj se do t’i korrigjojme ne te ardhmen.
Megjithate edhe nga lojtaret qe u aktivizuan ne pjesen e dyte pati lojtare qe bene mire si Sala, Alivoda, Dodev apo dhe Gruda deri diku. Por jane edhe disa te rinj si Pusi, Delaj apo dhe portieri Jukaj te cilet duhet te permiresohen edhe me shume nga ana individuale.
Fokusi me i madh gjithsesi ishte tek 11-shja e pare ku shpejtesia e lojes ishte ne nivelet e duhura, agresiviteti nuk ishte ai i duhuri ne 20 minutat e para megjithate me pas çdo gje u rregullua. Ajo qe me ngroh eshte se nga dita ne dite po kemi permiresim”- eshte shprehur Memelli.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: