Pavaresisht perpjekjeve, Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ka arritur dot te beje diçka me shume ndaj Skenderbeut kampion ne fuqi, por eshte detyruar ta pranoje humbjen me rezultatin 0-3 ne gjysmefinalen e pare te kampionatit.
Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit te Korçes. Kane qene volejbollistet vendase te cilat e kane nisur mire kete perballje dhe si rrjedhoje e kane fituar setin e pare pa as me te voglen veshtiresi ne shifrat 25-15.
Ne te dytin Vllaznia mundohet te reagoje disi, por serish eshte e pafuqishme dhe si rrjedhoje e humb edhe ate, por kete here me rezultatin 19-25. Krejt ndryshe do te ishte situata ne setin e trete qe u shoqerua me shume rivalitet.
Madje jane shkodranet qe luajne me mire ne gjysmen e pare te tij duke udhehequr 10-7, 11-9, 14-11, por korçaret barazojne 14-14. Megjithate Vllaznia do te kalonte serish ne avantazh ne 19-18, por vendaset reagojne serish, duke e kthyer dhe duke udhehequr ne 24-23 dhe ne fund 25-23 duke fituar ne kete menyre me rezultatin e paster 3-0.
Ndeshja e dyte gjysmefinale do te luhet te dielen ne ora 17:00. Ne rast fitoreje te Vllaznise, atehere do te luhet nje ndeshje e trete dhe e fundit ne Korçe javen e ardhshme por ne rast te kundert, nese korçaret fitojne edhe ne “Qazim Dervishi” atehere gjithçka mbyllet me kualifikimin e kampioneve ne fuqi te vendit serish edhe ne finalen e ketij sezoni./www.shkodrasport.com/