✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar pa vështirësi ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj ekipit Fieri Basket, e cila përfundoi pak minuta më parë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Basketbollistët kuqeblu triumfuan me shifrat 108-66.
Vendasit e kanë nisur me vrull këtë takim dhe kjo u pa që në periodën e parë të cilën e mbyllën me shifrat 25-14 në favorin e tyre. Epërsia e tyre u rrit shumë në periodën e dytë të cilën e mbyllën në shifrat 33-19 dhe në këtë mënyrë Vllaznia shkoi në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 25 pikësh në favorin e saj.
Në 10 minutëshin e tretë të ndeshjes është vetëm skuadra shkodrane në fushën e lojës sepse gjithçka flet në favorin e saj dhe arrin t’i fitojë ato me rezultatin 30-14 dhe padyshim që minutat e fundit të ndeshjes shërbyen thjesht sa për të përmirësuar statistikat e lojtarëve të Vllaznisë.
Perioda e fundit do të mbyllej me shifrat 20-19 dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi ka përfunduar me rezultatin e thellë me një diferencë prej 42 pikësh në favorin e kuqebluve. Vllaznia në këtë mënyrë merr fitoren e rradhës dhe forcon pozitat në vendin e katërt duke qenë për momentin brenda objektivit të saj, zonës play-off. Megjithatë gara pritet të jetë shumë e fortë deri në fund të kampionatit sepse janë disa skuadra që duan të jenë në katërshen e më të mirave.
Për ekipin shkodran pikëshënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte Thomas me 23 pikë dhe pas tij Fitzgerald dhe Arnold me nga 18 pikë secili.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”







