Vllaznia e futbollit ka uruar gjithë shqiptarët për Festën e Pavarësisë. Në 28 nëntor 1912, patriotët me në krye Ismail Qemalin, valvitën në Vlorë flamurin kuqezi, duke shpallur mëvetësinë nga Perandoria Osmane.
Në këtë ditë të shënuar, klubi i Vllaznisë ka uruar me një video. E ka bere kete gje me nje ide shume te goditur.
Permes nje videoje te shkurter, shqiptari i Kosoves Liridon Latifi, shqiptari i Maqedonise se Veriut Mevlan Adili dhe shqiptari i Shqiperise Erdenis Gurishta, u kane uruar gjithe shqiptareve festen e Pavaresise.
E kane bere kete gje jo vetem me fjale por edhe duke bërë simbolin e shqiponjës duke dhënë nje mesazh shume te veçante në këtë ditë te shenuar.
Pas tri pikëve dje në fushë kundër Laçit, festa e Pavarësisë i ka gjetur shkodranët në një moment të mirë.