Vllaznia ka zhvilluar pasditen e sotme ne fushen sportive te Golemit seancen stervitore te rradhes ne pragndeshjen finale te Kupes se Shqiperise ndaj Teutes se Durresit, ndeshje kjo qe do te luhet diten e shtune.

Ne kete pragndeshje, stafi teknik i Vllaznise ka marre nje lajm te mire. Kapiteni Erdenis Gurishta e ka kaluar plotesisht demtimin qe ka patur dhe do te jete i gatshem per sfiden e pas dy diteve.

Numri 2 i kuqebluve pesoi nje terheqje te lehte muskulare ne miqesoren me Terbunin dhe mjeket i rekomanduan 5 dite pushim. Pas tij, lojtari ka filluar stervitjen dhe gjate seances se sotme, ka marre ngarkesa te plota.

Kjo do te thote se Gurishta do te jete ne fushe te shtunen ndaj durrsakeve. Ai ne fakt nuk do ta humbte kurrsesi kete mundesi sepse prej kohesh eshte shprehur se “Teuta nuk e meritonte titullin kampion”.

Prandaj dhe ne finalen e Superkupes bashke me shoket e tij te skuadres do t’i binde te gjithe se kampionia e vertete e sezonit te kaluar ishte Vllaznia dhe jo Teuta./SHKODRA-SPORT.COM/