Vllaznia zyrtarizoi dje rikthimin e mesfushorit Ardit Krymi. Krymi u rikthye tek shkodranët pas një vit shkëputje dhe duket më i gatshëm se kurrë për të rinisur aventurën me ekipin.
Kuqeblutë në krahun tjetër janë shumë të lumtur me rikthimin e lojtarit duke i uruar në rrjetet sociale edhe mirëseardhjen me një video.
Ne te ai shfaqet ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” i lumtur per kete rikthim ne shtepi duke shpresuar shume ne nje tjeter sezon te shkelqyer me skuadren ku u formua si futbollist.
Kujtojmë që lojtari mbylli aventurën me bjellorusët dhe vendosi të rikthehej si kuqeblu, ku ka firmosur me klubin e Vllaznisë një kontratë 2-vjeçare.