Vllaznia U16 ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur ditën e sotme ndaj AF Elbasani në fushën sportive “Reshit Rusi”. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga futbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Alsid Tafili.

Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 15-të kur Jonis Volumi ka kaluar në avantazh ekipin shkodran ndërkohë që po gjatë pjesës së parë do të shënonte edhe Arkan Nikaj duke dyfishuar shifrat dhe me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën epërsia do të rritej dhe Vllaznia U16 do të shënonte edhe tre gola të tjerë. Të tretin me anë të futbollistit Emanuel Vukaj, të katërtin me Amer Kthupin dhe për të mbyllur ndeshjen do të mendonte sulmuesi Flavio Fusha.

Në minutën e 76-të ka marrë një top thuajse nga mesi i fushës, ka dribluar 2-3 lojtarë dhe më pas nga një distancë prej 25 metrash e ka dërguar topin në rrjetë duke shënuar një supergol të cilin do të keni mundësi ta shijoni në videon e mëposhtme:

VLLAZNIA U16- AF ELBASANI U16 5-0

Golat: Volumi, Nikaj, Vukaj, Kthupi, Fusha