Pas fitores se djeshme te ekipit te te rriturave te Vllaznise ndaj Apolonise me rezultatin 3-1, sot ka ardhur nje tjeter fitore per ekipet e shoqates se volejbollit Vllaznia.
Ai i 20 vjeçareve ka arritur nje fitore te paster me rezultatin 3-0 ndaj ekipit te Skenderbeut ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Vajzat kuqeblu nuk e kane patur aspak te veshtire te fitojne ndaj ketij kundershtari sepse kishin diferenca te medha ne nivel dhe kete e tregojne me se miri edhe shifrat e arritura ne te tre setet e ketij takimi.
Vetem ne te parin vajzat korçare kane arritur te shenojne 16 pike, ndersa ne dy te tjeret ato kane shenuar vetem nga 13 pike duke e pranuar kesisoj humbjen ndaj ekipit shkodran.
Ky i fundit kryeson me merite renditjen dhe ka hedhur qe tani kandidaturen per te qene kampione e Shqiperise ne sezonin 2021-2022./SHKODRA-SPORT.COM/