Vllaznia U21 ka mundur pasditen e djeshme me rezultatin e paster 3-0 Tiranen ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe pas javes se 4-te te tij, merr vendin e pare ne renditje.
Trajneri i saj, anglezi Dean Sibson duket shume i kenaqur me kete gje. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, ai ne fakt nuk e konsideron nje fitore te lehte suksesin ndaj bardhebluve.
“Ta shohësh në fillim duket e lehtë, por jemi shumë larg saj. Kreditet i shkojnë Tiranës për një ndeshje të mirë që bëri . Për një ekip që ërdhi dhe filloi nxehjen me vonesë, nuk mendoj që do të kishim një start të mirë, por na surprizuan dhe meritojnë respektin tonë.
Të tre repartet patën pak probleme, si mbrojtja, mesfusha apo sulmi. Golat na dhanë qetësinë e nevojshme që të luajmë dhe u pa dhe në përformanceën e ndeshjes që ishim më të qetë. U thashë dhe djemve ne pushimin e ndeshjes se nuk isha i kënaqur me lojën, pavarësisht rezultatit. Kemi akoma vend që të përmirësohemi”- eshte shprehur ai.
I pyetur per vendin e pare ne renditje te kuqebluve, ai pergjigjet: “Nuk është një fillim i mirë vetëm për mua përsonalisht, por është i mirë për të gjithë ne. Gjithcka që bëjmë është për të mirën e ekipit. Kemi dalë nga programi që bëjmë vazhdimisht, pasi ndërruam fushën. Prej ndeshjes së fundit kemi pasur dhe disa dëmtime. Edhe ne, si ekipi i parë, na pëlqen të bëjmë lojë sulmuese”./SHKODRA-SPORT.COM/
Te plote, intervisten e trajnerit Dean Sibson mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube, duke klikuar ne linkun e meposhtem: